Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se opozita është e angazhuar në zgjidhjen e krizës politike.

 

Përmes një deklarate për mediat Bylykbashi është shprehur se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithpërfshirëse, dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje e situatës në të cilën ndodhet vendi.

 

“Diskutuam propozimet e ndryshme të cilat janë në rrugën e tyre për draftimin. Opozita është 100 % e angazhuar për reformën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk garanton dot zgjedhje te lira dhe të ndershme kete e ka treguar duke bjedhur votat. Parlamenti i Shqipërisë nuk përfaqëson me askën duhet reformë zgjedhore gjithpërfshirëse. Ajo që ne kemi propozuar është instrumenti që do të bëjë bashkë opozitën e bashkuar dhe mazhorancën. Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje e krizës. OSBE si organizatë ka dhenë një ndihmë dhe kontribut të pazëvendësueshëm. Partitë duhet të kuptojnë se zgjedhjet jane për shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *