Subscribe

“Arrest me burg” caktoi gjykata e Tiranës për efektivin e policisë Ludian Zaimi, i cili vrau me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet.

 

Efektivi 25-vjeçar, i cili mbante detyrën e oficerit të patrullës së përgjithshme akuzohet për “vrasje me paramendim”. Seanca zgjati pak minuta ndërsa trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në qeli të riun.

 

Ndryshe nga ato që kishte deklaruar në fillim, se viktima prej kohësh e tallte, para gjykatës ai ka heshtur në lidhje me shkaqet që e shtynë drejt aktit ekstrem.

 

Burimet bënë me dije se prokuroria pritet të kërkojë një raport mjeko-ligjor për të verifikuar shëndetin mendor të të riut.

Nga ana tjetër, avokati i tij pranoi se Zaimi mjekohej me qetësues.

 

Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.

 

Tha madje që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës. Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Akuza e ngritur është vrasje me dashje.

 

Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të ketë qenë e paramenduar nga Ludian Zaimi, pasi ditën që kreu krimin, ai kishte parkuar makinën dhe e kishte lënë të ndezur përpara Komisariatit nr 3. Gjatë kontrollit në mjet, policia i gjeti edhe 30 fishekë.

 

Krimi i rëndë ndodhi në ambientet e brendshme, pak para se ata të merrnin turnin e tretë. Zaimi i ishte drejtuar kolegut të tij duke i thënë sesi do e linin bisedën, e më pas e qëlloi me 6 plumba duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *