Protestat kundër korrupsionit që përfshinë Rusinë kanë përfunduar me më shumë se 1400 persona të arrestuar. Demonstruesit janë përleshur me policinë në disa qytete, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës. Ata kundërshtuan korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, duke thirrur: Putin hajdut, Rusia do të jetë e Lirë.

 

Lideri i opozitës, Aleksei Navalni, që nxiti protestat u arrestua në kryeqytetin Moskë përpara nisjes së tyre, për shkelje të ligjit për mbajtjen e tubimeve. Ai u dënua nga një gjykate me 30 ditë burg.

 

41-vjeçari Navalni synon të garojë për president përballë Putinit në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm. Autoritetet ruse theksuan se protestat ishin të paligjshme. Per protestat erdhi një reagim nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, që dënoi arrestimet dhe kërkoi lirimin e protestuesve paqësorë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *