Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Sipas dosjes së SPAK, Dumani, akuzohet si një nga autorët e përfshirë në masakrën me tre vitkima në Bradashesh të Elbasanit ku mbeti i vrarë vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt si dhe miku i tyre një shtetas turk.
40-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të grabitjes së 9 prillit 2019 brenda pistës së aeroportit të Rinasit, ngjarje në të cilën u vra Admir Murataj. Kjo grabitje çoi në përçarjen e grupit në muajt dhe vitet në viijm për shkak të ndarjes së parave, duke sjellë disa vrasje të tjera.
Ndërkohë, për Armis Stafën, masa e sigurisë është ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, ai dyshohet për pastrim parash përmes shitblerjes së automjeteve, në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
Dashnor Dumani dhe Arnis Stafa u esktraduan para pak ditësh me masa të forta sigurie nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri në mënyrë që të përballen me drejtësinë.
Nuk dihet nëse Dashnor Dumani do të tregohet bashkëpunues si vëllai i tij në mënyrë që të marrë statusin e të penduarit, por në vijim ai do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe dëshmia e tij pritet që të hedhë dritë MBI vrasje dhe krime të tjera të rënda.
/vizionplus.tv





