Subscribe

Parlamenti ka vendosur te njohe si minoritet ne Shqipëri edhe bullgaret.

 

Me konsensus ne komisionin e ligjeve palët kane pranuar kërkesën e shoqatave bullgare per t’i shtuar listës se minoriteteve edhe pakicën e tyre.

 

Drafti i miratuar nga qeveria nuk e njihte ekzistencën e pakicës bullgare.

 

Pak dite me pare gjate seancës dëgjimore me shoqatat qe perfaqesojne interesat e minoritetit, përfaqësuesit e pakicës bullgare kembengulen ne te drejtat e tyre edhe pse kjo kërkese u kundërshtua nga shoqata qe mbrojnë te drejtat e minoritetit maqedonas, te cilat deklaruan se shqiptaret marrin deklarohen si bullgare vetëm per te siguruar përfitimet qe sjell nje vend anëtar i Bashkimit Europian.

 

Pas ketij ndryshimi zyrtarisht Shqipëria numëron 9 minoritete; minoritetin grek, maqedonas, bullgar, vllah,  rom, egjiptian, malazez, boshnjak dhe serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *