E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Bujar Osmani hedh poshtë akuzat, dorëzon dokumentacionin në Prokurori

Zëvendës kryeministri për Çështje Europiane në Maqedoni Bujar Osmani, i cili është nën hetim nën dyshimet për shpërdorim detyre, mohon akuzat që janë bërë ndaj tij nga prokuroria Speciale. Në një konferencë për mediat Osmani konfirmoi se kishte dorëzuar në organin e akuzës dokumentacionin e plotë që vërteton se nuk ka abuzuar me detyrën.

 

Reklamë

Bujar Osmani: “Unë kam pritur edhe në fazën para hetimore që të thirrem nga Prokuroria. Tani hetimi veç më se është hapur dhe unë kam mbledhur të gjithë dokumentacionin përmes të cilës qartësisht se vendimet e mara janë ligjore dhe në interes të qytetarëve”.

 

Reklamë

Osmani është i akuzuar për çështjen “Pacienti”, dhe sipas prokurorisë së bashku me zyrtare te tjerë kanë bere tendera për rikonstruktime në qendrat spitalore. Hetuesit kane arritur ne përfundimin se është dëmtuar buxhetin e shtetit pasi janë përzgjedhur kompanitë me ofertat me te larta.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë