E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania e Madhe ndjek SHBA për ndalimin e pajisjeve elektronike

Britania e Madhe lajmëroi ndalimin e laptopeve dhe tabletave ne bordin e avionëve, ne fluturime me pasagjere nga 6 vende te Lindjes se Mesme dhe Afrikës se Veriut. Kufizimet britanike pasojnë nje mase te ngjashme te ndërmarre nga Shtetet e Bashkuara.

 

Reklamë

Zyrtaret amerikane njoftuan per kufizimin e pajisjeve elektronike që mund të mbahen nga pasagjerët për 9 linja ajrore, nga 10 aeroporte, në 8 vende me popullsi kryesisht muslimane.

 

Reklamë

Sipas Shteteve të Bashkuara, brenda këtyre pajisjeve elektronike mund të fshihen bomba. Sipas mediave britanike është e qartë se lëvizja e Londrës është koordinuar ne kete rast me Uashongtonin. Tentativa për të rrëzuar një avion pasagjerësh vitin e kaluar në Somali, u krye përmes një laptopi dhe duket se masat e marra nga dy aleatët e vjetër kanë si qëllim të ndalin incidente të ngjashme.

 

Mediat ne SHBA raportojnë se keto masa jane marre pas informacioneve te mbledhura nga Shërbimet e Inteligjencës per rritjen e rrezikut te sulmeve te tilla nga ana e militanteve te ISIS. Pajisjet e ndaluara në kabinë do të lejohen që të mbahen te bagazhet e tjera, në pjesën e poshtme të avionit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë