Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar anëtarja e kryesisë Majlinda Bregu e cila i ka kujtuar se statuti i PD nuk parashikon “ngrirje”.

 

Postimi i plotë i Bregut:

 

Folën Shqiptarët më 25 Qershor!

Demokratët thirrën edhe më fort me mungesën e tyre! 190 mijë vota minus!

Lulzim Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij duke ua lënë fajin të tjerëve!

E para, “Ngrirja” nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politik!

 

Lulzim Basha i doli për Zot listës dhe vendimeve të tij!
I doli për Zot standartit të zgjedhjeve me përfshirjen e ministrave në Qeveri!
I doli për Zot kontrollit e drejtimit të ndërmarrjeve me buxhet financiar për “të mbyllur” rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatë!
I doli për Zot projektit të tij të Republikës së Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli për Zot mitingjeve dhe një fushatë pa shpirt, pa frymë duke e quajtur me të mirën e më masiven që kishte parë PD!

Ai Njësh-i , ne Isha-t!
Ai i dlirë, ne mëkatarë!

 

Sot duhet t’i dilte për Zot, Dorëheqjes së tij si përgjegjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD!

 

Si përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD!
Por prej sot,duhet t’i dalë për Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase!
“Give me a break Lul! In defeat, defiance!”
Në humbje, mosbindje!
Nuk përpjestohet humbja!

 

A do gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *