Subscribe

Edhe në këtë vit akademik, disa programe të shkencave ekzakte apo degë të tjera që klasifikohen tashmë prioritare, kanë plotësuar një përqindje shumë të vogël të kuotave në dispozicion.

(prfs.shpjegon per 5 studente tek fizika)

Këta janë studentët e departamentit të Fizikës ku në vitin e pare janë regjistruar tetë të rinj ndërsa pesë prej tyre ndjekin mësimin rregullisht.

 

Pedagogët në fakultetin e shkencave shprehen se kjo prirje e rënies së ndjeshme të numrit të studentëve vijon prej të paktën pesë vitesh. Situata është e njëjtë edhe në programin e Matematikës, Kimisë dhe Shkencave Mjedisore.

 

Sipas statistikave nga rrjeti akademik shqiptar, në auditore janë ulur 500 studentë më pak, në krahasim me një vit më parë ndërsa numri i universiteteve dhe programeve të studimit është rritur.

 

ARJAN XHELAJ

KREU I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

“Është një tematikë e viteve të fundit, që ka programe me numër të limituar kuotash por kjo gjë është normale për shkak të rritjes së numrit të programeve të studimit. Duhet pasur parasysh që U-Albania ka filluar në vitin 2016 me rreth 450 programe ndërsa sot kemi 650 programe studimi. Është rritur në masën mbi 30% numri i programeve të studimit.”

 

Xhelaj shton se universitetet priren të përshtasin ofertën akademike me kërkesat e tregut.

 

“Duke qënë se numri i aplikantëve apo maturantëve që regjistrohen nëpërmjet portalit U-Albania për çdo vit akademik, lëviz në shifrat 21 mijë deri në 22 mijë atëherë është mëse logjike që në programe të caktuara, duke u rritur edhe numri i programeve, do të ketë më pak aplikime sepse është zgjeruar oferta akademike. Zgjerimi i ofertës akademike është një gjë e mirë sepse i jep larmishmëri, por ka për pasojë dhe faktin që në programe të caktuara do të ketë më pak aplikantë. “

 

Aktualisht në vendin tonë numërohen 42 institucione të arsimit të lartë, mes tyre 13 janë publikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *