Sekretari i Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bërë njësh me krimin.

 

Në një postim në “Facebook”, Braimllari shprehet se Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi të heroinës e kokainës e kjo me garacni nga qeveria.

 

Sipas Braimllarit, qeveria po I jep garanci krimit të organizuar me qëllim për t’I përdorur më pas gjatë fushatave elektorale.

 

“Edi Rama dhe Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend. Edi Rama nuk merret me plotësimin e kushteve të Budenstagut gjerman por bie ndesh me ato duke mos luftuar krimin dhe trafikun e drogës por duke u bërë njësh me krimin. Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi të heroinës dhe kokainës kjo e bërë me garanci shtetore nga kjo qeveri e lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar. Siguria kombëtare është në mëshirë të fatit sepse Edi Rama i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale. Edi Rama dhe Rilindja janë të vendosur qartë kundër interesit kombëtar, kundër qytetarëve të vendit të cilët varfërohen çdo ditë nga politika e hajdutërisë e Edi Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *