Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i kërkon qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës në zonat që janë prekur nga termeti.

 

Në një postim në “Facebook”, Braimllari akuzon qeverinë se po bën show me fatkeqësinë e qytetarëve dhe se nuk po u jep atyre mbështetje.

 

“Edi Rama me kllounat e tij ne qeveri te mos bej show me fatkqesine e qytetareve por te shpalli urgjentisht gjendjen e emergjences ne zonat e prekura nga termetet. Edi Rama ka ndertuar ne vend nje qeveri whatss app dhe nje qeveri propagante. “U informova nga grupet e whats app”: thote Kryeministri. Kulmin e arrin Sandri, Ministri i Brendshem imagjinar, i cili thote ne mbledhje qeveri po me dridhet zeri nga termeti “Vaj me det çfare qeverie”. Ne vend te jene ne terren ne sherbim te qytetareve keto rrine te mbyllur neper godinat qeveritare dhe bejne shoë mediatik. Qytetaret presin sherbim, mbeshtetje kurse ketyre i’u drishet zeri dhe bejne show ne mbledhje qeverie. Duhet urgjentisht te shpallet gjendja e emergjences ne zonat e prekura nga termetet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *