Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi se njerëzit janë të mërzitur nga qeverisja e PS dhe se mezi po presin ndryshimin.

 

Gjatë një takimi që pati me qytetarët në Korçë, Braimllari u shpreh se me opozitën në pushtet do të rikthehet shpresa në vend.

 

“Sot zhvilluam takime në Korçë, i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes. Beteja jonë vazhdon për të kthyher shpresën në vënd, për të hapur vënde të reja pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës. Ne kemi një mision kombëtar të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë. Shtëpinë e të rinjve si një forcë e jashtëzakonshme transformuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *