Ish zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me problemet në transportin publik ne Tirane.

Ai thotë se ajo që operatorët privatë po bëjnë është kriminale. Braçe shkruan se halli i tyre i vetëm eshte ekonomik dhe se në kryeqytet po qarkullojne bomba infeksioni, referuar autobusëve.

“Ti themi gjerat sic jane:
KJO QE OPERATORET PRIVATE PO BEJNE ME AUTOBUSET NE #TIRANE, ESHTE KRIMINALE!
I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv;
Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual.
E kuptoni diferencen?
Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal;
Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni.
Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE.
Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit.
Kaq per tani”, shkruan Braçe.

Kujtojme se janë 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin e transportit urban në 16 linja të ndryshme të autobusëve të cilat kalojnë nga periferia në qendrën e qytetit si edhe disa linja të tjera për ish-komunat e Tiranës dhe se fundmi ka shume probleme sa i perket tejmbushjes me njerez, pritjeve të gjata, mungeses se kushteve dhe mosmarrjes se masave anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *