Analisti Arjan Vasjari është shprehur se Shqipëria tashmë është në një krizë politike dhe çështja është se si do të zgjidhet një çështje e tillë.

 

Në fjalën e tij në Real Story Vasjari është shprehur se tashmë nuk është më koha të gjykojmë kush ka të drejtë por si do të dalim nga kjo çështje.

 

“Zgjedhje do të ketë më shpejt se në 2021, pasi vendi nuk mund të ecë me një parlament vetëm me një forcë politike . Në vitin 2019 duhet ta pranojmë se laboratori politik shqiptar arriti të prodhojë virusin politik. Aktet e dorezimit të mandateve është një minë me sahat, sepse precedenti është krijuar, pasi opozita gjen shkaqe për të kundërshtuar mazhorancën dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë ne kemi arritur në pikën e vdekjes, duhet të mendojmë se çfarë do të bëhet tashmë. Çështja është se si do të dalim nga kjo situatë dhe jo kush ka apo jo të drejtë.A ka mundësi që në qershor të shkohet me një bilanc teorik pozitiv për negociata është e pamundur. Fakti që jemi futur në një sekuit që unë shikoj shumë vështirësi për të dalë.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër në fjalën e tij zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur se tashmë situata ka nisur me një precedent që nuk ka për të mbaruar asnjehere.

 

Ndër të tjera në Real Story ai është shprehur se e njëjta histori ishte përsëritur në 2000 dhe se ky është precedent më i keq për demokracinë.

“Precedentët e krijuar në këtë vend nuk mbarojnë dhe ky që është më i keqi për ekonominë shqiptare nuk duhet të marrë jetë dhe reagimet e ndërkombëtarëve kanë qenë të arshpra dhe jo vetëm kanë qenë edhe vlerësuese për progresin e Shqipërisë. Nëse të gjithë bashkë kanë qenë kundër BE, SHBA, Gjermania, Britania e me radhë kanë pasur vlerësime për progresin e Shqipërisë, në arritjen e zbatimit të ligjit dhe të qeverisjes së përgjegjshme të njëjtën gjë ka berë Mogherin dhe Hahn dhe qeveria gjermane që shikojmë dhe mundësinë e marrjes së rekomandimit edhe njëherë. Goditet precedenti që është anti kushtetues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *