Virusi Covid 19 u ka marrë jetën 14.756 personave në të gjithë botën, ndërsa më shumë se 341 mije njerëz janë infektuar. Vatra më aktive vijon të mbetet Europa. Pas Italisë, vendi i 2 i cili po përballet ashpër me virusin eshte Spanja.

 

E gjunjëzuar nga sëmundja dhe me spitalet e saj shumë pranë kolapsit, qeveria spanjolle ka kaluar në zbatimin e planit B, atë të testeve të shpejta të cilat do të kryhen për punonjësit e shëndetit dhe në azilet e pleqve.

 

Por janë vetwm rreth 640 mijë tamponë, çka do të thotë se 47 milionë qyetarë spanjollë nuk do të kenë mundësi ta kryejnë testin.

 

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez i bëri thirrje Bashkimit Europian për zbatimin e një Plani Marshall dhe Eurobondi për përballimin e krizës. Spanja nderkohe raportoi se 2,206 persona kanë vdekur deri me tani.

 

Edhe Gjermania vijon të raportojë një rritje të numrit të të prekurve: në total janë 26,159 të infektuar dhe 111 viktima. Mediat shkruajne se kancelarja Angela Merkel është futur në karantinë vullnetare pasi ishte takuar me mjekun e saj, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ajo do t’i nënshtrohet testit të koronavirusit në ditët në vijim.

Ndërsa Parisi zyrtar numëron mbi 16 mijë të infektuar dhe 674 viktima. Ndryshe nga Spanja, Franca ka zgjedhur të bëjë teste vetëm në rastet më serioze dhe për personelin shëndetësor.

 

Britania e madhe ndërkohë ka regjistruar 289 te vdekur, ku viktima me e fundit eshte një djalë 18 vjeçar. Kjo e detyroi kryeministrin Boris Johnson të deklarojë se “jetët e njerëzve janë në rrezik”. Ai nenvizoi se mund të nisë zbatimin e masave ekstreme si të Italisë dhe Francës.

 

Por situate paraqitet kritike edhe në SHBA. Presidenti Donald Trump do të aktivizojë Gardën Kombëtare në ngritjen e stacioneve mjekësore në tre shtetet e goditura më shume: Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *