Vendet anembanë globit i kanë bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të tregojnë përmbajtje pas sulmit të fundit, mes frikës se konflikti mund të përshkallëzohet në të gjithë rajonin.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak iu shmang komenteve mbi raportet për një sulm izraelit ndaj Iranit, duke thënë se “nuk do të ishte e drejtë që ai të spekulojë derisa faktet të bëhen më të qarta rreth këtij sulmi”.

Lexo edhe :

Related Posts

Sunak përsërit thirrjet për de-përshkallëzimin: “Përshkallëzimi i nuk është në interesin e askujt.”

Kina gjithashtu bën thirrje për de-përshkallëzim të situatës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian tha se “Kina kundërshton çdo veprim që përshkallëzon më tej tensionet dhe do se Pekini do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën”, shkruan BBC.

Egjipti, një vend  kyç në përpjekjet ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit, thotë se është thellësisht i shqetësuar për një përshkallëzim të armiqësisëmidis Izraelit dhe Iranit. Një deklaratë e ministrisë së jashtme paralajmëroi për pasojat e zgjerimit të konfliktit dhe paqëndrueshmërisë në rajon.

Turqia gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga hapat që mund të çojnë në një konflikt më të gjerë. Një deklaratë e ministrisë së jashtme tha se po bëhej “gjithnjë e më e dukshme” se tensionet midis Iranit dhe Izraelit pas sulmit të 1 prillit rrezikonin “të shndërrohen në një konflikt të përhershëm”.

Gjermania kërkon gjithashtu vetëpërmbajtje, me zëdhënësin e qeverisë Steffen Hebestreit duke thënë se “De-përshkallëzimi duhet të jetë këshilla e kësaj periudhe, ne duhet të parandalojmë “zjarrin” me çdo kusht”.

Një raketë izraelite goditi mëngjesin e sotëm Iranin, si shenjë hakmarrjeje për sulmin me raketa që Irani bëri ndaj Izraelit fundjavën e kaluar. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka minimizuar raportet për një sulm, duke thënë se Isfahani është “i sigurt”. Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë të gjuajtur në Izrael të shtunën e kaluar.

Më shumë se 300 dronë dhe raketa u këshuan kundër Izraelit nga Irani gjatë sulmit të tij të paprecedentë, Teherani ka pohuar se ishte hakmarrje për një sulm ajror të supozuar izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *