Tashmë një politikë e re sociale është miratuar nga qeveria për çdo fëmijë që lind nga 1 janari i vitit 2019,si një mënyrë për për rritur indeksin e linshmërisë në vend.

 

Sipas kësaj politike të miratuar për beben e parë prindi do të marrë 40 mij lekë të reja për të dytin, 80 mij lekë dhe për të tretin 120 mije leke.

 

Për të dhënë një përgjigje më të plotë për këtë dhe situatën e shëndetsisë në të cilën ndodhet vendi ynë, ministra e shëndetsisë dhe e mbrojtjes sociale Orgeta Manarstirliu, nga studio e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, thekson se kjo është një politikë re sociale që mbron fëmijën dhe familjen.

 

Më poshtë intervista e plotë e ministres Manastirliu të dhënë për Vizion Plus:

 

Një politikë e re sociale që fokusohet te mosha e popullsisë cili është arsyetimi që ka bërë qeveria që mbërritët në këtë përfundim?

Pikë së pari kjo është një politikë e re sociale që mbron fëmijën dhe familjen, një politikë e cila shkon diret për fëmijët për nënat në kuadër të një skeme financiare, për lindjen e fëmijës së parë, të dytë të tretë e me radhë, sipas një skeme dhe një mekanizmi të cilin ne jemi duke e laburuar nga 1 janari, të gjithë fëmijët të cilët do të lindin në Republikën e Shqipërisë do të gëzojnë marrjen e këtij, bonusi të bebes,  i cili do të jepet brenda vitit të parë të lindjes.

 

Përse zonja ministre po e ndërmerr qeveria këtë hap, po themi prej dekadash tashmë që shqipëria në fakt po plaket, cili është arsyetimi më konkret që keni bërë?

Arsyetimi pikësëpari është politika e re sociale për mbrojtjen e fëmijës dhe të familjes, së dyti patjetër që do të ketë një impakt indirekt në lindshmëri, politikat pronataliste tashmë kanë vite që në botë bëhen, dhe kjo është një politikë pro lindshmërisë e cila do të ketë një impakt ndoshta jo të shpejtë por një impakt afatgjatë dhe në rritjen e popullsisë në rritjen e indeksit të fertilitetit apo indeksit, son nëse flasim për indeksin e fertilitetit në Shqipëri krahasuar me vendet e evropës ne jemi shumë më mirë, nuk jemi në pikën kritike megjithatë ne duhet të stimulojmë lindshmërinë në mënyrë që të kemi ripërtërim të shoqërisë.

 

Nga statistikat zyrtare, kemi disa të dhëna që mund të quhen edhe tronditëse, Shqipëria në vitin 1990 shtohej me 64 mijë njerëz në vit, kurse në vitin 2017 vetëm me 9 mijë, pra një rënie gati me 7 herë. Është njëlloj sëmundje që ne ishim mësuar ta dëgjonim vetëm për vendet e zhvilluara të perëndimit, në fakt përveç bonusit A, çfarë tjetër duhet bërë  për të ndaluar plakjen e popullsisë?

Programet e mbrojtjes sociale janë programe shumë të gjëra, politikat e reja pro natalitetit padyshim se nuk fokusohen vetëm në një drejtim, kjo është skema e parë financiare që qeveria ka vënë dhe do të implementojë përgjatë vitit 2019-të, nga ana tjetër programet për mbrojtjen sociale për të dhënë një start të gjithë familjeve dhe atyre në vështirësi ekonomike, në pamundësi ndoshta edhe për të patur atë mbështetje nga shteti është politika e re që ne kemi ndërmarrë me skemën e re të reformës së ndihmës ekonomike, një reform e cila ka prekur të gjithë territorin e Shqipërisë,ka dyfishuar masën e ndihmës ekonomike plus dyfishimit të masës së ndihmës ekonomike kemi përfshirë dhe incentive për mos braktisjen e shkollës, për vaksinimin dhe padyshim edhe kompesimet e energjisë, pra politika që janë të integruara  në ndihmë të familjeve që janë vulnerabël.

 

Në një kohë kur qeveria është e shenjëstruar nga opozita nga kundërshtarët dhe kritikët, se të rinjtë po e lënë vendin sepse qeveria nuk po e bën ambjentin të jetushëm në Shqipëri.

Fenbomeni i lëvizjes demografike nuk është se ndodh vetëm në Shqipëri, tashmë mobiliteti dihet që ka sjellë ndryshime edhe në shumë shtete të tjera jo vetëm në Shqipëri, nëse do të flasim për lindshmërinë 50%  e vendeve në botë vuajnë probleme të lindshmërisë apo të treguesve të fertilitetit megjithatë, ajo çfarë  unë dua të them është se qeveria është e impjenjuar dhe kjo politikë e fundit sociale e qeverisë është një politike sociale pro natalitetit.

Ka një shifër të përafërt se sa do i kushtojë buxhetit të shtetit bonusi që do të jepet për fëmijët gjatë një viti?

Ne jemi duke e laburuar skemën padyshim që ka një projeksion, i cili shkon rreth 15 milion euro të cilat parashikohet të jenë të destinuara në një vit për të mbuluar të gjithë lindjet në një vit dhe jemi laburuar skemën e dhënies së këtij bonusi në mënyrë që të ketë sa më pak burokraci dhe të jetë përfitim i menjëhershëm për familjet të cilat do të gëzojnë lindjen e fëmijëve.

 

Zonja minister një nga problemet e sektorit tuaj më të prehtë aktualisht është çështja e personelit mjeksor ka mungesë mjekësh specialist në Tiranë, imagjinojmë se çmund të ketë në zonat e tjera të vendit, ku mungesa mund të jetë më e theksuar. Ndërkohë që joshja e mjekëve për tu larguar nga vendi dhe për të shkuar në vende sidomos në perendim ku rrogat dhe trajtimi është më i mirë, është e madhe, është kjo një situatë alarmante për ju?

Fenoimeni i lëvizjes së mjekëve nuk është vetëm një fenomen vetëm shqiptar, unë isha pak para pak ditësh në një mbledhje të organizatës së shëndetsisë në Komunitetin Rajonal të Europes ku diskutohej mobiliteti, pra lëvizshmëria e mjekëve nga njëri vend në tjetrin, duke marrë masa  edhe rajonale për të bërë politika për të mbajtur mjekët brenda vendeve por edhe për të pasur mundësi për të ndarë  dhe shkëmbyer forcën e punës kualifikuese të mjekëve. Padyshim Shqipëria është një vend që ka këtë sfidë para vetes ne jemi jo vetëm duke marrë disa programe konkrete jo vetëm në rritjen e pagave qeveria ka rritur pagat në 2017 për të gjithë personelin mjeksor, Kryeministri ka deklaruar dje se buxheti I 2019 do të ketë gjithashtu rritje pagash, per personelin mjeksor mësuesit edhe për ushtarakët, dua të them gjithashtu se një tjetër element shtesë përsa I përket gjithmonë pjesës së incentivave financiare për mjekët janë dy programe të reja që ne kemi ngritur që është program I bonusit që është 2.5 milion lekë plus rrogën marrin mjekët që shkojnë aty ku ka nevojë vendi, në spitalet rajonale në rrethe për të ofruar shërbime gjithashtu program i patronazhit që jep gjithashtu një bonus financiar ditor për mjekët që kryejnë shërbime në spitalet e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *