Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 është ekzekutuar në mes të Athinës Roan Brahimi 32-vjeç dhe ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, fatmirësisht djali i vogël nuk ka pësuar lëndime.

Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari dhe, ndërsa fëmija i tij ka parë me sytë e tij babain duke ndërruar jetë.

Dy viktimat, burri i vdekur dhe gruaja e plagosur, ishin në një fuoristradë të zezë dhe prisnin në vendngjarje pasi fëmija i tyre po luante në parkun përballë rrugës. Papritur një motoçikletë erdhi me shpejtësi të madhe dhe shoferi ndaloi në mes të rrugës, nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

32-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjerja 37-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë. Fëmija në atë moment ishte duke luajtur në park dhe pa ngjarjen. Fëmija ka vrapuar në vendngjarje dhe bërtiste “ndihmë, babi im”.

Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *