Një mijë koli me cigare të kontrabanduara u sekuestruan në doganën e Durrësit.

 

Gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

 

Mësohet se cigaret nuk janë të ndonjë marke ndërkombëtare të regjistruar dhe të mbrojtur.

 

Autoritetet po vijnë hetimet për të zbuluar destinacionin e kësaj ngarkese.

 

Cigaret janë një produkt për të cilin paguhet akcizë e për këtë shkak, ato janë pjesë e mallrave që kontrabandohen më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *