Opozita do të bllokoje akset kombetare cdo te enjte, si forme proteste kunder qeverise dhe parlamentit te cilet ajo i cileson jolegjitim.

Vendimi eshte marre gjate mbledhjes qe kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi me kryesine dhe ish deputetet te cilet i ka porositur te punojne per nje pjesmarrje sa me te madhe ne protesta.

Mesohet se Basha ka kerkuar nga anetaret e kryesise te shkojne ne cdo shtepi per tu shpjeguar qytetareve aksionin e opozites.

Pjese e mbledhjes ka qene edhe organizimi i protestes se 11 majit qe do zhvillohet para godines se kryeministrise.

Opozita ka ndryshuar strategjine e saj me protestat para parlamentit sa here qe mblidhen deputetet, duke zgjedhur skemen e bllokimit te rrugeve dhe mosbindjen civile.

Ajo qe ka mbetur e pandryshuar eshte protesta kombetare e cila do te mbahet 2 dite para skadimit te regjistrimit te kandidateve per zgjedhjet lokale te 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *