Trump tower, qiell gërvishtësja ku banon presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është blinduar. Policia ka marrë masa ekstreme sigurie duke ndaluar dhe fluturimet mbi ndërtesën ku ai jeton e punon në Nju Jork. Këto masa ndërmerren për të mos shmangur rrezikun e sulmeve terroriste nga ajri. Policia njofton se Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar fluturimin në rreze ajrore prej 3 kilometrash, për ta mbrojtur këtë zonë. Shteti i Nju Jorkut ka qenë më parë shënjestër e një prej sulmeve më të rënda në historinë e botës, si tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001, ku humbën jetën mijëra qytetarë amerikane.

Siguria 3 Siguria 2 Siguria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *