Këngëtarja e mirënjohur Bleona Qerreti është një ndër personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga xhirimet në studio për albumin e ri, udhëtimet e shumta dhe pushimet luksoze anekënd në botë.

 

Gjithmonë me sytë nga e ardhmja dhe suksesi, që Bleona ka shumë vite që po e kërkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse akoma nuk ka regjistruar një hit ndërkombëtar, ajo ka habitur ditën e djeshme ka ndarë me fansat disa foto të 20 viteve më parë.

 

Bëhet fjalë për dy foto që i përkasin vitit 1998-të, vit në të cilin Bleona erdhi për publikun me albumin ‘’Kam qejfin tim’’. Përveç nostaligjisë së kasetave, që asokohe duhej t’i mblidhje me gisht ose laps kur dilte shirirti, ndjekësit e Bleonës kanë patur mundësinë të shohin këngëtaren e tyre të dashur 20 vite më parë./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *