E premte, 30 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Biznesi, ende në panik nga euro

Në prag të mbarimit të sezonit veror, monedha europinae ka shënuar një forcim të lehtë kundrejt lekët, duke bërë që kursi të arrijë në ekuilibrin e 126 lekëve. Por sërish ky nivel i euros nuk është i kënaqshëm për eksportuesit, të cilët që prej fillimit të vitit e kanë problemin kryesor në aktivitetin e tyre.

 

Reklamë

Ndonëse nuk ka një analizë lidhur me efektet që ka dhënë ky fenomen tek sipërmarrësit, bizneset thonë se tashmë po ndjejnë presionin nga partnerët e tyre për gjetur klientë me kosto më të ulët nga vende të tjera.

 

Reklamë

Në fillim të vitit një euro këmbehej me 133 lekë. Por zhvlerësimi i shpejtë dhe i pandalshëm i euros përballë lekut bëri që për këtë vit eksportuesit ta kenë  kërcënimin kryesor të aktivitetit të tyre.

Ky fakt detyroi edhe Bankën e Shqipërisë që të ndërhyjë në treg për të frenuar rënien e mëtejshme.

Më shumë video

Reklamë