Subscribe

Bizneset amerikane ne Shqipëri ankohen për rimbursimin e TVSH. Shqetësimet e sipërmarrësve te huaj i ngriti Mark Crawford, presidenti i dhomës amerikane te tregtisë.

 

Mark Crawford: “ Është diçka qe nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tatimore”.

 

Ndërkohë Alketa Uruçi, anëtare e dhomës amerikane te tregtisë kërkoi me shume vëmendje ndaj informalitetit.

 

Alketa Uruçi: Informaliteti shqetësim edhe i sektorëve te tjere. Rimbursimi i TVSh ka lidhje jo vetëm me faktin e vonimit te rimbursimit por dhe vonesat e kontrollit tatimor. Anëtaret tanë kane sugjeruar ndoshta ne sektorë ku operojnë eksportues te aplikohet skema e rivers charching një skeme qe përdoret ne vendet e be dhe ne jete rast TVSh nuk paguhet nga furnitori por nga përfituesi i këtyre shërbimeve. Problematika ka lidhje me faktin sa kohe shuma e TVSh do te mbetemi ne rrezikun qe administrata tatimore duhet te bejë. Paketa fiskale e 2019 ne kemi ngritur si shqetësim ceshtjen e udhëzimeve qe te vijnë si pakete me ligjin do te sugjeronim qe ndryshimet e reja te shoqërohen me implementimin e rregullave te reja.

 

Përballë këtyre pretendimeve zëvendës drejtori i tatimeve Xhavit Curri pranoi vonesat ne zvarritjen e procedurave te rimbursimit te TVSh ndërsa siguroi se reagimi i tatimeve për ti dhënë zgjidhje situatës do te jete i shpejte.

 

Xhavit Çurri: “Rimbursimi i TVSh-së prej dy vitesh është centralizuar rimbursimi i TVSh duke krijuar një drejtori te posaçme dhe pjesa me e madhe behet ne këtë drejtori. Këto janë hapa strikt qe lenë shenje. Afatet janë strikte dhe respektohen ne mënyrë strikte dhe lidhur me respektimin e procedurës nuk ka cedim ne këto rregulla. Ndodh ne disa raste qe kontrollo zgjat me shumë se 20 dite por vonesa nuk është domethënëse. Deri ne momentin e dhënies faktike te parave kohet e fundit ka pasur fshazim ne kohe. Presioni për rimbursimin e TVSh sa vjen dhe rritet. Gjate 2018 ne kemi krijuar një vonese qe shkon 6 muaj kjo është kthyer ne shqetësim për administratën. Ne fund te vitit te kaluar ne kemi diskutuar sesi te zgjidhim këtë problem dhe jemi ne rrugën e duhur”.

 

Ne vitin 2018, për rimbursimin e TVSH-se u dhanë 14.5 miliardë leke, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërsa për këtë vit është planifikuar te shkoje ne rreth 19 miliardë leke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *