Subscribe

Sikundër edhe pritej, tregtia me pakice tregues i konsumit në vend ka pasur rënie në tre mujorin e parë, e dominuar kryesisht nga muaji mars, kohë kur ekonomia u mbyll thuajse plotësisht.

Krahasuar me fundvitin e kaluar, ne këtë fillim viti volumi i tregtisë me pakicë shënoi rënie me 4.3%.  Tendenca rënëse është konstatuar edhe me të njërën periudhë të një viti më parë.

E thënë ndryshe, shqiptarët në tre muajt e parë I kanë fokusuar blerjet vetëm të ushqimet, ndërsa grupet e tjera shitjet kanë pësuar rënie të ndjeshme. 

Referuar  të dhënave nga Instituti i Statistikave, TAB krahasuar me tremujorin e mëparshëm ajo çka konstatohet është se grupi i hidrokarbureve është me tregues më negativ. Izolimi nga pandemia dhe bllokimi i qarkullimit solli një frenim të shitjeve të karburanteve. Por edhe grupi tjetër, ai i tregtimit me pakicë të artikujve jo ushqimorë ka shënuar rënie. I vetmi grup me rritje pozitive është ai i pijeve dhe ushqimeve.

Kjo situatë duket se do të jetë më e thellë në muajt me vijim, prill dhe maj. Është pikërisht kjo rënie e konsumit, që ka vënë në vështirësi mijëra biznese, të cilët problemin kryesor që kanë është mungesa e shitjeve. Qytetarët po hezitojnë të bëjnë blerje, pasi shumë familje janë në vështirësi ekonomike, ndërsa shumë të tjera kanë pasigurinë e ecurisë së mëtejshme të krizës ekonomike. Ndaj sfida e ekonomisë në këto kohë është rikthimi i konsumit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *