Prezantimi i raportit përmbyllës të luftës kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit konfirmoi arritjet në uljen e sipërfaqeve të mbjella me hashash, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tonelatat e trafikuara drejt Italisë.
Këtë e konfirmoi që në hapje të konferencës komandanti I Guardia Di Finanza Giorgio Toschi, i cili tha se përgjatë 2017 u sekuestruan 33 tonë hashash në brigjet Italiane.
“Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpunim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë.”
Për sa i përket statistikave krahasuese shefi i repartit të Guardia Di Finanza, Stefano Skrepanti, tha se përgjatë 2017, në total janë shkatërruar 4844 rrënjë kanabis në krahasim me 754 mijë të një viti më pare.
“Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 444 rrënjë kanabisi nga 754 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 58 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 ha të një viti më parë.”
Raporti vëren se një punë e mirë është bërë dhe nga Policia e Shtetit, e cila sipas autoriteteve Italiane ka ndërhyrë në 100 përqind të sipërfaqeve të mbjella me kanabis.