Subscribe

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Falja e namazit nisi në orën 06:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

 

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpreson që sot të jetë ditë reflektimi.

 

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Tu shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë.

 

I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit në Veri.

 

I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt”, nënvizoi në mesazhin e tij  të urimit kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu.

 

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë, bashkë me Fiter Bajramin.

 

Në këtë ditë, të gjithë besimtarët myslimanë përcjellin mesazhe paqeje dhe harmonie për njëri-tjetrin dhe luten për më shumë begati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *