Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur menjëherë kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili deklaroi se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për të analizuar vendimet e SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se Kuvendi i PD do të mblidhet dhe askush nuk mund ta pengojë.
Sipas Berishës, PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramen dhe shpall non grata bazën e partisë.

“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj”, shkruan Berisha.

Pak më herët B Basha tha se nuk do të ketë asnjë referendum apo mbajtje të kuvendit kombëtar për të shqyrtuar apo kundërshtuar vendime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/basha-rrezon-berishen-nuk-ka-referendum-dhe-kuvend-per-vendimet-e-shba/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *