E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Video · Politikë

Basha “rrëzon” Berishën/ Nuk ka referendum dhe Kuvend për vendimet e SHBA

Lulzim Basha tha se nuk do të ketë asnjë referendum apo mbajtje të kuvendit kombëtar për të shqyrtuar apo kundërshtuar vendime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane.

 

Reklamë

Qëndrimi i Bashës vjen në një kohë që tensionet mes tij dhe Berishës janë në kulm.

 

Vetë lideri historik ka paralajmëruar se takimi në deget lokale të PD është nisja e një procesi që do të duhet të kulmojë me mbajtjen e një referendum dhe mbledhjen më pas të kuvendit kombëtar që duhet të “rrëzojë” Lulzim Bashën dhe vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

 

Më shumë video

Reklamë