Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro beson në veprimtarinë dhe pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë. E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e SPAK për ish-kryeministrin dhe njëkohësisht deputetin, Sali Berisha, ministrja u përgjigj se duhet pritur që drejtësia t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund.

 

Lidhur me argumentin e Berishës se SPAK ka shkelur Kushtetutën duke e kufizuar lirinë e tij për shkak të imunitetit të deputetin, Kumbaro u shpreh se beson tek drejtësia dhe nuk e komenton apo interpreton juridikisht punën e saj.

 

“Nuk jam as juriste dhe as nuk jam në profesion të lirë juridik. Jam anëtare e qeverisë dhe jam anëtare e parlamentit, kam qenë deputete dhe anëtare e qeverisë. Kur është krijuar ky system, kur është votuar ky system dhe e kemi besur fortë. Por kemi besuar që ai të funksionojë i lirë, i nga të gjitha interpretimet që mund të bëjë ekzekutivi”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *