Atë që nuk e bëri Lulzim Basha, duket se ka vendosur ta bëjë Sali Berisha, i cili nga Elbasani paralajmëroi protesta kundër qeverisë për rritjen e çmimeve.

 

“Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Po të them Edi Rama se po dolëm ne në protestë të hedhim ty, se nuk mund të luash ti me kafshatën e shqiptarëve.”

 

Por, sipas ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vetëm një përgjegjës: që Edi Rama është kryeministër për të tretën herë dhe ai është Lulzim Basha, i cili e ka çuar Partinë Demokratike nga humbja në humbje.

 

“Ç’ndodhi me CSU, Armin Lachet tha doreheqjen. Partia donte që ai ta çonte në fitore dhe ai u largua. Por, ish-kryetari aktual kalon nga humbja në humbje, nuk mendon t’iu hapë rrugën të tjerëve që të shkojnë drejt fitores.”

 

Berisha ka ftuar demokratët të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, për të ndryshuar historinë e Partisë Demokratike.

 

“Kam një kërkesë për çdo delegat dhe delegate, të firmosi për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakohshëm, ne do të rikthejmë votën, vullnetin tuaj.”

 

Edhe nga Elbasani, Berisha ka kërkuar ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës.

 

“Ai është i pabesë, une dua t’ju kërkoj ndjesë.”

 

Në Elbasan, në krah të Sali Berishës është rreshtuar edhe deputeti demokrat që theu herësin, Luçiano Boçi, e tashmë numërohen 9 deputetë të PD që janë pozicionuar kundër Lulzim Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *