Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi ish-kryeministri e shtyu duke i zenë vendin në foltoren e Parlamentit.

 

Duke folur nga vendi, Alibeaj tha me ironi që nuk do të dilte të fliste nga foltorja pasi me siguri do të rrezikohej.

 

“Nuk po dal aty se me siguri do të rrezikoj se vjen dikush dhe më zë foltoren, dhe nuk dua që t’ja jap kënaqësinë dhe atij që iku, ai trimi i madh. A e patë? E nxorri kokën më në fund. Ne do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, të paktën zarfat, merrini çojini aty ku e ka vendin. Në fakt ky trimi i madh dhe gjithë trimat në këtë sallë, duhet të flasin për raportin e DASH-it, shpallja non grata i personazheve politikë. Kjo është çështja, eposi i kreshnikëve, këtu kërkohet forcë, ku janë këta? As gjysmë fjale. U bë jeshil, iku, eja këtu, këtu. Kjo është çështja në çdo seancë, pyetja që do ta ketë deri sa të dalë cullak. Ai di më shumë gjëra, di edhe më tepër sesa aq. Erdhi këtu për të krijuar një lloj diversioni brenda opozitës, ka një gjë të madhe këtu, janë ata shpirtrat e lirë që ai nuk i ka. Flamuri amerikan ka qenë ky, ka folur ky në emër të amerikanëve, urdhëro fol tani. Ta kanë shkruar e zeza mbi të bardhë. Emrat mund t’i diskutosh ti, por flasim për fenomenin”

 

Berisha më herët gjatë ditës fajësoi Lindita Nikollën për incidentin e tij me Enkelejd Alibeajn. “Ishte fyes gjesti juaj zoti Berisha”, iu drejtua kryeparlamentarja. Ndërsa, Berisha tha se fyes ishte gjesti i saj, pasi ai kërkoi fjalën për replikë dhe duhet të fliste i pari. Sipas tij kjo solli edhe incidentin me Alibeajn, duke bërë përgjegjëse Nikollën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *