Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në një rrugë dytësore në Mirditë, ku një 59-vjeçar me inicialet F. Ll., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë u plagos 55-vjeçarja, pasagjere, e cila u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga shoferin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *