Shemben 26 lokale Ne qendrën e bashkisë Belsh, për ti hapur rruge ndërtimit te pedonales se qytetit.
Që në orët e para të mëngjesit fadromat kanë nisur punën për shembjen e ndërtesave, që do ti hape rruge projektit te madhe për ta kthyer Belshin në qytet turistik.
Në total në projekt janë parashikuar 31 lokale për tu prishur, por vetëm 26 prej tyre janë prishur nga IKMT, 5 te tjerë janë drejt legalizimit, pasi janë ndërtuar mbi shtëpitë e banoreve. Specialistet e IKMT-se, e kane patur te vështire te ndërhyrjen me fadromat e tyre për prishjen e lokaleve, pasi bashkia e Belshit nuk kishte nxjerre ende specialistet e saj ne mbështetje te IKMT. Pas 4 ore pritjeje, fadromat e Ikmt-së kane nisur prishjen e objekteve pa leje. Brenda javës qe vjen objektet qe do te prishen do te largohen përfundimisht, duke i lënë kohe firmës qe te vazhdoje punimet pre zgjerimin e rrugës. Projekti parashikon edhe prishjen e disa dertimeve te tjera, qe janë ne krahun tjetër te liqenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *