E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Vijon përplasja në rrugët e Tiranës, protestuesit u vënë zjarrin kazanëve të plehrave

Protestuesit dhe policia vijojnë të përplasen në rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish, pas largimit nga Kryeministria, kanë nisur të djegin kazanët e mbeturinave dhe stolat.

Protestuesit po bllokojnë rrugët me flakë për të ndalur policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pati përplasje të forta për disa orë para Kryeministrisë, ku ndaj uniformave blu u hodhën gurë, fishekzjarrë dhe sende të forta, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.