Subscribe

Raportet e afërta të Beogradit me Moskën kanë ndikuar në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Serbinë.

Këtë kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë burimet evropiane në Bruksel, duke përsëritur se qëndrimet e Beogradit shihen me shumë skepticizëm.

“Të gjitha institucionet dhe të gjitha vendet anëtare janë të vetëdijshëm për lidhjet që autoritetet zyrtare kanë me Moskën në fusha të ndryshme, prandaj e trajtojmë Serbinë në mënyrë përkatëse. Me fjalë të tjera, kur është fjala për konfidencialitetin, sigurinë, mbrojtjen, shërbimet e zbulimit dhe interesat strategjike të BE-së, Serbia ka shumë pak kredibilitet në sytë e partnerëve evropianë.”, thuhet në reagimin e BE.

Ndërkohë zëdhënësi i unionit Peter Stano i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që të përshtatet me politikat e unionit.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia. Raportet me Rusinë nuk mund të jenë si një punë e përditshme sikur të mos ketë ndodhur asgjë në kohën kur regjimi i Putinit vazhdon agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë.”, u shpreh zëdhënësi i BE Pter Stano

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *