E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n, Varshava brenda rrezes së goditjes

Rusia dyshohet se ka krijuar baza sekrete nga të cilat mund të lëshohen dronë të avancuar me rreze të gjatë veprimi, të aftë për të goditur objektiva thellë në territorin e vendeve të NATO-s.

Të dhënat dalin nga një investigim i publikuar nga gazeta britanike The Telegraph.

Reklamë

Sipas investigimit, janë identifikuar 10 baza  të reja lëshimi, të projektuara për dronët kamikazë të gjeneratës së fundit dhe me rreze të gjatë veprimi që po zhvillon Moska.

Disa prej këtyre instalacioneve dyshohet se janë përdorur tashmë në sulmet ruse ndaj Ukrainës. Vendndodhja e tyre pranë kufijve i jep Rusisë mundësi të kryejë sulme ajrore në shkallë të gjerë.

Reklamë

Varshava brenda rrezes së dronëve

Sipas “The Telegraph”, këto baza ruse janë një kërcënim për vendet e NATO-s, pasi nga to mund të lëshohen dronë me rreze të gjatë veprimi, të cilët mund të godasin objektiva në territorin evropian, përfshirë edhe Varshavën.

Analistët paralajmërojnë se teknologjia e dronëve që Rusia po zhvillon me ritme të shpejta mund të përdoret kundër Evropës në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë.

Një zyrtar i NATO-s i tha The Telegraph se Aleanca është e gatshme të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të vendeve anëtare dhe se do të vazhdojë të rrisë gatishmërinë për t’u përballur me çdo kërcënim, përfshirë atë nga dronët.

Sipas dokumenteve dhe imazheve satelitore të analizuara nga The Telegraph, janë identifikuar të paktën 59 baza të reja lëshimi përgjatë kufijve të Rusisë me Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Bëhet fjalë për platforma mekanike që mundësojnë lëshimin e dronëve, pa pasur nevojë për pistat tradicionale të aeroporteve.

Disa prej këtyre qendrave janë ndërtuar brenda bazave ushtarake dhe aeroporteve civile që kanë ndryshuar funksion, ndërsa instalacione të tjera janë ngritur në zona rurale të Rusisë.

Dronët rusë mund të arrijnë deri në 1,000 kilometra

Rusia po zhvillon me shpejtësi versionet e saj të dronëve iranianë Shahed, përfshirë modele më të shpejta me motorë reaktivë.

Sipas të dhënave të cituara nga The Telegraph, disa prej këtyre modeleve mund të godasin objektiva në një distancë deri në 1,000 kilometra.

Modelet më të reja, të njohura si Geran-4 dhe Geran-5, thuhet se mund të arrijnë shpejtësi që i bëjnë më të vështira për t’u kapur nga disa sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërsa mund të mbajnë koka shpërthyese me peshë rreth 90 kilogramë.

Imazhet satelitore tregojnë një rritje të ndjeshme të pranisë së dronëve të avancuar në këto instalacione.

Një prej bazave ka ambiente magazinimi me kapacitet për më shumë se 1,000 dronë në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, në disa prej instalacioneve kryesore po ndërtohen platforma të tjera lëshimi. Sipas investigimit, kjo tregon synimin e Moskës për të rritur ndjeshëm kapacitetin për sulme masive me dronë.

Sipas informacioneve të siguruara nga The Telegraph, bazat furnizohen me dronë nga një sërë fabrikash ruse të municioneve dhe sistemeve të armatimit.

NATO: Dronët kanë ndryshuar natyrën e luftës

Një zyrtar i NATO-s deklaroi se dronët kanë “ndryshuar në mënyrë themelore natyrën e luftës moderne” dhe janë shndërruar në një faktor përcaktues në fushën e betejës.

Sipas tij, Aleanca po zgjeron me shpejtësi kapacitetet e saj për prodhimin, përdorimin dhe përballimin e dronëve në shkallë të gjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë