Bajern dhe PSG janë dy skuadrat e para që prenë një biletë për në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Gjermanët në krizë rezultatesh kohët e fundit, reaguan në momentin e duhur  duke përmbysur Lacion, skuadër që e kishte mundur në takimin e parë në Itali 1 me 0.

Këtë herë vendosen kualitetet, dukshëm në superioritet gjermanët të cilët që në fillim treguan se do të ishte nata e tyre duke e detyruar Lacion të mbyllej në 30-40 metrat e fundit, duke e parë kundërsulmin si mjetin e vetëm për të kërcënuar Nojerin. Sane, Musiala, Gerreiro dhe Kane testuan Provedelin, përpara se të zotët e shtëpisë të kalonin një panik të madh kur Imobile humbi një rast flagrant.

Me të kaluar kjo situatë, Bajern reagoi dhe gjeti avantazhin në minutën  e 39 përmes një gjuajtje me kokë me kokë të Kane, jo e pakapshme për Provedel që në këtë rast gaboi. Në fund të pjesës së parë, madje përtej shtesës 1 minutëshe që ishte dhënë, Bajerni dyfishon shifrat. Në zhvillimet e një goditje nga këndi, një gjuajtje fluturimi e De Ligt, përfundon në kokën e Tomas Myler, devijimi i të cilit mposht sërish Provedel. Në të dytën historia nuk ndryshoi.

Në fushë ishte vetëm Bajerni ndërsa Lacio nuk vuri asnjëherë në prove serioze Nojerin. Për të blinduar kualifikimin mendoi Kane sërish në minutën e  66 i aftë për të përfituar nga një reagim i vështirë i Provedel pas gjuajtjes së Sane. Shuhet ëndrra e Lacios për të qenë për herë të dytë në histori në çerekfinalet e Champions, ndërsa Bajern e sheh këtë sukses si një moment kthese të sezonit, ku Champions është arena e duhur për të sfumuar dështimin e mundshëm në kampionat. Asnjë minutë për Hysajn në këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshja e parë ku ishte titullar.

Në Spanjë shown e dhuroi Kilian Mbape, ylli i PSG që falë dy golave i dha mundësi skuadrës franceze të kualifikohej për në çerekfinale. PSG fitoi 2 me 1 ndaj Sociedad , por kishte pasur fituar edhe në shtëpi në ndeshjen e parë 2 me 0. Në minutën e 16 Mbappe zhbllokoi shifrat përmes një goli shumë të bukur, e në minutën e  56 u kujdes të dyfishonte po vetë shifrat. Vetëm për statistikë goli i vendasve në fund me anë të Merinos. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *