Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi nga çadra ne bulevard, se PS dhe LSI, eliminuan zgjedhjet e 18 Qershorit duke shkelur afatin ligjor për listat e deputetëve.

 

 “U asgjësua 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.  Dy partitë duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht. Me këtë akt dhe sipas kodit zgjedhor në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. Jo zbatimi i ligjit por shkelja e tij  ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje. Tellalli do dalë sot me lloj lloj justifikimesh e interpretimesh se data ishte sot e jo dje. Fakti është se data ka skaduar fakti është se këta nuk duan t’ia dinë as për ligj as për afate.”

 

Duke komentuar zgjedhjen e Ilir Metës president, Basha u shpreh se ky është fundi i pazarit me kukulla.

 

“Ilir Meta e di, edhe Rama e di këtë fare mirë, ai më kot dhe i dëshpëruar u përpoq të thoshte dje se ai është më afër PD-së. Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka, ndaj Edi Rama gëzofsh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka, ne nuk kemi ardhur në këtë betejë për pazare të fëlliqura politike”.

 

Me ardhjen e Republikës së re – nënvizoi Basha – do të anulohet ligji per arsimin e lartë, të cilin e quajti të tmerrshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *