Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar ashpër procesin baze te reformës ne drejtësi, procesin e vetingut duke e cilësuar ate nje projekt mafioz. Ne qendër te sulmit te kreut te PD Basha, kane qene edhe ambasadoret te cilët janë mbështetësit kryesore te procesit te skanimit te prokuroreve dhe gjyqtareve.

 

“Projekti i Vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.”

 

Basha ka folur për te huaj te korruptuar qe do japin llogari se shpejti, duke e cilësuar komplot, edhe procesin e vetingut.

 

Jemi këtu dhe jam këtu, i vendosur të qëndroj këtu si digë, si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.  Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Edi Rama, komploti është zbuluar, është zbuluar, jo thjesht  sepse ty nuk të zënë besë, sepse vënë pikëpyetje miqtë e tu dhe motivet e tua, por sepse bashkë komplotistët e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare.”

 

Basha ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit edhe per situatën e drogës, duke deklaruar se kanabisi nuk shkatërrohet nga policia, por magazinohet siç ishte rasti i Përmetit.

 

Prandaj oferta jonë për qeveri teknike, është një ofertë e zemërgjerësisë tipike opozitare, të opozitarëve të lirisë, sepse kemi qenë në të drejtën tonë dhe jemi në të drejtën tonë të kërkojmë arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre, të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit tonë.”

 

Por pavarësisht kësaj situate, presidenti i republikës duket se ka ndërmarre nje iniciative per te nisur dialogun mes partive, fakt qe ehte pranuar edhe nga lideri i opozitës Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *