Lideri I opozites Lulzim Basha ka shfrytezuar takimin me delegacionin e Komisionit te Venecias per te denoncuar vendimin e fundit te Parlamentit qe I le Presidentit te Republikes vetem 10 dite afat per te zhvilluar ceremonine e betimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese. Sipas bashes kjo levizje e fundit e mazhorances eshte vetem nje prej treguesve se vendi po kalon nje krize te rende kushtetuese e politike.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total.

 

Basha ka vene ne dukje se ne kete situate jane te kercenuara  te drejtat e qytetareve pasi pushtetaret se bashku me nje grup oligarkesh e kriminelesh sipas tij kane kapur shtetin. Ne kete situate per Bashen rrugedalja eshte nje

 

Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve. Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë.

 

Basha ka perseritur kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme me nje qeveri kudjestare.

 

Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

 

Pas takimit me liderin e opozites Lulzim Basha, ekspertet e Komisionit te Venecias te cilet ndodhen ne tirane per problematiken e Gjykates Kushtetuese zhvilluan nje takim edhe me Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *