Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi me bindje se shqiptarët janë të etur për ndryshim me qëllim që t’i japin fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

 

Në një mesazh në “Facebook”, duke ndarë dhe një video nga protesta e të hënës e opozitës, Basha thekson se vetëm ndryshimi do e fusë vendin në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

 

Sipas tij, kjo gjë do të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *