Subscribe

Lulzim Basha drejton prej 4 vitesh Partine Demokratike por 26 maji përben mundësinë e pare per kryetarin e PD qe te hartoje listën e deputeteve dhe te prezantoje ekipin e tij. Përgjatë gjitha ditës, Basha ka takuar 12 anëtaret e grupit te punës qe jane caktuar per filtrin e pare te kandidateve te propozuar nga baza.

 

Basha ka preferuar te shmange komentet per emrat qe do te jene pjese e parlamentit te ardhshëm.

 

48 ore para dorëzimit te listës se kandidateve per deputet ne KQZ, te vetmit deputete te sigurt ne liste jane 12 anëtaret e grupit te punës dhe anëtaret e PD ne komisionet e vetingut. Ndërkohe qe kreu i PD Basha ka zgjedhur te mos e beje publik as qarkun ku do te kandidoje vete.

 

Por përveç demokrateve ne listën e PD do te jene edhe aleatet, me te cilet Basha gjithashtu ka zhvilluar takime.

 

Pavarësisht se takimet me aleatet kane qene te shpeshta ende nuk ka nje marrëveshje finale. Aleati kryesor i PD, kryerepublikani Fatmir Mediu deklaron se bisedimet vazhdojnë.

 

 

Ne kampin opozitar po shqyrtohet mundësia qe PR te regjistrohet te premten per te mos humbur komisionerët ne qendrat e votimit.

 

Edhe kreu i PAA Agron Duka po shqyrton mundësinë per te dale me vete ne zgjedhjet e 25 qershorit, por ende nuk ka nje vendim final. Pak dite me pare Basha u propozoi aleateve te tij nje vend te sigurt ne listën e demokrateve me kushtin qe ne zgjedhje te garojnë te gjitha me siglën e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *