Lideri i opozites Lulzim Basha ka kritikuar ashpër sjelljen e qeverise ne kete periudhe krize te shkaktuar nga koronavirusi.

Ne nje lidhje te drejtperdrejte me edicionin e lajmeve ne Vizion Plus, kryetari I partise demokratike vuri ne dukje se ne kete moment te veshtire prioritetet e shtetit duhet te jene vetem; siguria e jetes duke mbyllur vatrat e mundshme te perhapjes se infeksionit sic jane fasonerite, rritja e numrit te testimeve dhe paketa e ndihmes social-ekonomike; dhe sipas tij qeveria duhet te veproje me urgjence.

 

 

LULZIM BASHA

 

 

KRYETAR I PD

 

 

“Fondet jane te pamjaftueshme, mënyra e dhënies së tyre është e paqartë, kemi humbur 3 javë, fillon prilli, shumica e familjeve kane djegur rezervat e tyre, kane djegur ate pak dhjame qe kishin ndaj duhet urgjentisht te veprohet. Nga ana tjeter duhet ndryshuar urgjentisht strategji sa I perket dedektimit, testimit duke rritur masivisht testimin duke nisur me shtresat me te ekspozuara sic jane shendetesia, punonjesit e shtetit, policia.”

 

  

Lideri i opozites Basha ka theksuar se mundesite per me shume fonde ekzistojne, duke shfrytezuar edhe situaten e gjendjes se fatkeqesise natyrore e cila te lejon te anullosh koncesionet e cdo kontrate tjeter.

 

 

 

“Shqipëria e ka mundësinë që të bëjë tri herë më shumë se ç’ka bërë deri më tani, në kuptimin e fondeve buxhetore. Ne kemi treguar farë qartë se ku janë paratë. 120 milionë euro, të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncesione, 10 oligarkë, duhet të anulohen menjëherë.  Afro 40 milionë euro për shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milionë euro në investime publike mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të saj shohim që në 10 ditët e fundit kanë shkuar 30 milionë euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot.”

 

 

Edhe pse partia demokratike ka mbeshtetur masat e marra nga qeveria, basha ka vene ne dukje se masat duhet te funksionojne e jo ti sherbejne vetem propagandes sic ndodhi me aplikacionin per te marre leje.

 

Aplikimi nuk ka funksionuar për një numër shumë të madh njerëzishm, dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Një gjë është të urdhërosh që njerëzit të dalin me autorizimin apo vetëdeklarimin, dhe një gjë tjetër është kur ata që kanë nevojë për të bërë shpenzimet e ditës, nuk arrijnë dot ta marrin autorizimin sipas aplikacionit dhe mbeten pa këtë shërbim. Kjo është e papranueshme. Prandaj çdo masë që merret duhet të jetë e zbatueshme, jo vetëm deklarative.

 

Basha ka denoncuar edhe sjelljen e qeverise per kthimin ne atdhe te qytetareve qe kane mbetur jashte kufijve.

 

E ndersa ka ngritur problemin e mbeshtetjes se shtresave ne nevoje, biznesit te vogel e te madh, lideri i opozites ka kerkuar edhe mbeshtetje per median.

 

Prej fillimit te krizes si pasoje e koronavirusit, opozita I ka meshuar jo vetem masave per shendetin e qytetareve, por edhe nevojes per te marre masa ne mbeshtetje te ekonomise e shtresave me ne nevoje te shoqerise shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *