Subscribe

Në seancën e sotme parlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama për mospërfundimin në kohë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ironizoi se procesi i rindërtimi u vonua nga pandemia, ndërkohë që kulla më e lartë 50-katëshe vijoi të ngrihej pa ndërprerje në Tiranë.

 

Madje, ai shtoi se kanë qenë partnerët ndërkombëtar ata që e kanë informuar se një bos kokaine ka rezervuar një kat të tërë në këtë pallat.

 

“Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për propagandë, faktet janë aty. Aty ku ende njerëzit jetojnë në çadër, apo në banesa me qera. Hajdutët e fatkeqësisë kanë planin që në zonën ku rrafshuan pallatet në Kombinat të ndërtojnë projektin, për të pastruar paratë që politikanët i kanë vjedhur qytetarëve, sigurisht në bashkëpunim me paratë e krimit që mban regjimin. Sigurisht nëse ka diçka për të mbajtur duart me hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë. E regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një regjimin me partinë dhe të parit të këtij regjimi që krekoset me këtë pleh që nuk ka lidhje me demokracinë dhe me rrugëtimin europian. Ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë sot. Ndërkohë që Covidi ju pengoi të ndërtonit shtëpi, nuk ju pengoi të ngrihej kulla me 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët, krimin e organizuar dhe bosët e kokainës. Siç e di edhe ti fare dhe mirë, siç e di dhe unë nga partnerët tanë, ndoshta ta thotë dhe drejtori yt i ri se cili bos kokaine ka rezervuar çfarë kati te ndërtesa më e lartë në Shqipëri që Covidi nuk e ndaloi”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *