Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral në Cërrik, nga ku deklaroi se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet.

 

Ai tha se gjatë këtyre tetë viteve të qeverisjes, Rama vetëm ka dështuar dhe për këtë arsye nuk e meriton një shans të tretë.

 

Ndryshimin kryedemokrati e premtoi pas 25 prillit, kur opozita të ngjitet në pushtet.

 

“8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej. T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej. Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur, është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë, ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim. Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më , një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj.  Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *