Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se bëri qytetar të parë të Shkodrës një trafikant.

 

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se kryeministri Rama po përpiqet të lajë duart pasi e shiti menjëherë kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrin.

 

Sipas Bashës kreu I qeverisë po përpiqet ta konsiderojë çështjen e Valdrin Pjetrit si një problem individual dhe jo pjesë të qeverisë.

 

Duke I cilësuar kryebashkiakët e PS si të lidhur me krimin, lideri demokrat tha se kryeministri Rama kishte dijeni se kush ishte Valdrin Pjetri por përsëri e vendosi në garën për kryebashkiakë.

 

Por Basha nuk u ndal me kaq, ai akuzoi drejtesine se ka falimentuar e se eshte vendosur ne fuksion te qeverise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *