Lideri i opozites Basha  i kerkoi qeverise rritjen e numrit te testimeve si rruga per te dale nga karantina. Gjate nje konference per shtyp ai theksoi se testimet jane  një vendimmarrje politike.

“Testimi dhe prekja e situatës në gjithë thellësinë e saj do të na japë shifra të sakta dhe përmasat e vërteta të infeksionit dhe duke patur këto shifra të sakta do të kemi të mundur të menaxhojmë situatën në vazhdim.”

Basha ka kritikuar qasjen e qeverise ne lidhje me ekonomine.

“Beteja, natyrisht, është me virusin. Beteja është me pasojat e virusit. Beteja nuk është me njerëzit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. Qeveria nuk po bën mjaftueshëm dhe shpesh po lë përshtypjen sikur po lufton njerëzit. Propozimet janë sporadike, janë të pastudiuara dhe efekti për të parandaluar rënien në ekonominë e gjithësecilit dhe në ekonominë kombëtare, eshtë, deri më tani, pothuajse i pandjeshëm. “

Basha i ka bere thirrje kryeministrit  te publikoje detajet per ndihmen qe do te jape qeveria.

“Ditën e hënë është lançuar paketa e dytë, sot është dita e enjte dhe ne ende nuk kemi detajet zyrtare rreth kësaj pakete. Kërkoj menjëherë aktet administrative të vihen në lëvizje edhe për paketën e dytë, sepse paketat që ngelen në letër dhe nuk zbatohen as nuk hahen, as nuk pihen, as u vinë në ndihmë njerëzve.”

Kreu i PD ka dale kunder ndryshimeve ne kodin penal qe u miratuan me dakortesine e presidentit Meta.

“Qeveria ka përforcuar me dënime administrative relativisht të rënda parandalimin e shkeljeve të rregullave të karantinës dhe në gjykimin tonë e gjitha kjo ka qenë e mjaftueshme, me përjashtim të rastit të një personi mbartës të infeksionit, i cili me vetëdije shkel rregullat e karantinimit të detyrueshëm dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e një bashkëqytetari apo bashkëqytetarëve të tjerë. Hiq këtë parashikim, siç e bëra të ditur edhe institucionalisht, ne nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes”.

Edhe njehere lideri demokrat Basha i ka bere thirrje qeverise qe te mbeshtese median ne kete situate te veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *