Kreu demokrat, Lulzim Basha kërkoi që për zgjedhjet vendore të krijohet një qeveri teknike.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se gjysma e Parlamentit është e kriminalziuar dhe se qeveria po vepron si bandë kriminale.

 

“T’i japin fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë, jo një parlament kukull të krimit. O do të bëhet kjo përmes një zgjidhje politike siç po ua propozon opozita ose rrugë tjetër për ta fshirë këtë parlament me forcën e sovranit, se nuk është i juaji, nuk është as i kriminelëve me të cilët bëni pazaret. Është i popullit ky parlament. Thirrini mendjes! Tik-tak po afron ora! Thirrini mendjes!”

 

Ndërkohë me herët Basha akuzoi qeverinë se është e lidhur me krimin dhe se Zëri Amerikës, sipas tij, e vërtetoi më së miri këtë gjë.

 

“Që në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit, është e qartë. Ju nuk dini se çfarë thoni, nuk dini se çfarë bëni, sepse ju nuk e dini se përse jeni këtu.Gjysma prej jush janë këtu, jo për shkak të votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve tanë politikë, për të cilët, ndasitë ideologjike për mënyrën se si duhet qeverisur vendi ndajnë dashurinë për këtë vend, por jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandash dhe ju kanë sjellë këtu për t’i shërbyer interesave të tyre.Ka 5 vjet që Partia Demokratike denoncon këtë, dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, gjithçka kemi thënë është botuar dhe është transmetuar nga mediat më serioze të vendit dhe të botës, nga Zëri i Amerikës.Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *