Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, tha se asgjë nuk bëhet rastësisht dhe se qeveria kërkon të fshehë dështimet dhe abuzimet përmes censurës së medias.

 

Lideri i opozitës ndër të tjera ka theksuar se paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend, është “luftë ndaj fjalës së lirë”.

 

“Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të paraqesin të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, kemi zbritur 8 vende gjatë viti të undit, duke e futur Shqipërinë në të njëjtin vend me Kolumbinë e Tailandën. Kjo qeveri sjellë vetëm papunësi, emigracion dhe korrupsion dhe kjo është e vetmja gjë që Rama do të mbulojë me paketën e ashtuquajtur anti-shpifje. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë,  të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij kryedemokrati Basha ka risjellë dhe njëherë në vëmëndje kushtet e vendosura nga Bundestagu. Sipas tij ato janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e Shqipërisë nga situata politike ku ndodhet, ndërsa shtoi se beteja për votën e lirë është jetike për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *